PROMUL është një shoqatë joqeveritare e cila selinë e vet e ka në qytetin e Ulqinit.
Shoqata PROMUL u themelu në vitin 2014 dhe është njëra ndër shoqata më të njohura në komunën e Ulqinit.
Qëllimi i formimit të kësaj shoqate kishte të bënte me PROMovimin e ULqinit duke u marrë me tema të ndryshme. Qëllimet parësore të kësaj shoqate janë: mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pakicave, ruajtja e objekteve kulturo historike, zhvillimi socio-ekonomik, ruajtja e mjedisit, ruajtja e vlerave tradicionale, zhvillimi i sportit dhe rekreacionit etj.
Aktivitete e veta shoqata i organizon duke u marrë me organizimin dhe pjesëmarjen në tryeza të rrumbullakëta, organizimin e seminarëve, manifestimeve, aktivitete sportive dhe rekreative etj.
Por, kjo shoqatë është bërë e njohur për promovimin e vlerave më të mira të qytetit të Ulqinit por edhe shqiptarëve në Mal të Zi me ndihmën e web faqeve dhe rrjetave sociale.