Shoqata PROMUL është regjistruar pranë organeve përkatëse në vitin 2014.

Aktivitetin e saj më të ngjeshur e ka në rrjetet sociale dhe nëpërmjet web faqes së saj me qëllim të vetëm të promovimit të vlerave më të mira të qytetit të Ulqinit por edhe të vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Së pari nëpërmes aktiviteteve e më pastaj edhe si shoqatë e regjistruar është nisur nga një grup i vogël i aktivistëve.

Deri tani kemi realizuar disa projekte që shumica e tyre ka të bëjë për të rinjtë.